Select Page

Chelsea e Arsenal arkëtojnë tre pikë të reja

Chelsea e Arsenal arkëtojnë tre pikë të reja

16:50 | 6 Tetor 2019

Chelsea e ka realizuar fitoren e radhës në udhëtimin e vështirë te Southampton.

‘Blutë’ fituan me rezultat të pastërt 1-4 dhe kësisoj arritën triumfin e dytë radhazi.

Tammy Abraham (17’), Masoun Mount (24’), N’Golo Kante (40’) dhe Michy Batshuayi (89’) shënuan në fitoren e madhe të mysafirëve, kurse Danny Ings (20’) shënoi golin e nderit për Sotton.

Pas kësaj ndeshje, Chelsea tubon 14 pikë në vendin e pestë kurse Southampton me shtatë pikë renditen në vendin e 16.

Arsenal mezi ka fituar në përballjen ndaj Bournemouth.

‘Topçinjtë’ shënuan fitore falë golit të hershëm të David Luiz (9’).

Skuadra e Emery ngjitet në pozitën e tretë me 15 pikë, kurse Bournemouth në vendin e dhjetë tubon 11 pikë. /Lajmi.net/