Select Page

Challandes zbulon dy qëllimet për ndeshjen me Gjibraltarin

Challandes zbulon dy qëllimet për ndeshjen me Gjibraltarin

11:28 | 7 Tetor 2019

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të muajit tetor kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.

‘Dardanët’ luajnë një test miqësor më 10 tetor kundër ekipit simpatik të Gjibraltarit, para përballjes deçizive me Malin e Zi katër ditë më pas (14 tetor) në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Challandes ka zbuluar edhe dy qëllimet kryesore që ka ai për ndeshjen e parë të muajit tetor , raporton lajmi.net.

”Ndeshja me Gjibraltarit do të jetë një test. Unë kam diçka në kokën time për këtë ndeshje”.

”Të enjten kam dy qëllime: të luajnë lojtarët që kanë pak ndeshje me ekipin kombëtarë dhe të luajnë ata që kanë pak minuta nëpër klubet e tyre”, deklaroi tekniku zviceran. /Lajmi.net/