Select Page

Çfarë ndodh në EFL Cup nëse Liverpool vendos të tërhiqet?

Çfarë ndodh në EFL Cup nëse Liverpool vendos të tërhiqet?

11:25 | 1 Nentor 2019

Aston Villa do të kalonte automatikisht në gjysmëfinale të EFL Cup, nëse Liverpool do të tërhiqej nga kjo garë siç ka kërcënuar, mëson metro.co.uk, përcjell lajmi.net.

Liverpool siguroi çerekfinalen pas një sfidë të vërtetë me Arsenalin, ku pas barazimit 5:5, skuadrën nga Londra e mposhti në serinë e ekzekutimit të penalltive.

Pasi festimet mbaruan, Jurgen Klopp kërcënoi se Liverpool edhe mund të tërhiqet nga kompeticioni, shkaku i orarit të ngjeshur të ndeshjeve.

Në datat e dhjetorit, Liverpool do të jenë i angazhuar edhe në botërorin e klubeve,  dhe e ka të pamundur të paraqitet kundër Aston Villas, nëse nuk ndërrohet data për këtë të fundit.

Një tërheqje e Liverpoolit, e dërgon Aston Villan drejtpërdrejt në gjysmëfinale./Lajmi.net/