Select Page

Cardiff nuk lëshon pe, apelon vendimin për Sala

Cardiff nuk lëshon pe, apelon vendimin për Sala

14:20 | 2 Tetor 2019

Cardiff City do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Spotiv pasi Komiteti i Statusit të Lojtarëve të FIFA vendosi që ata duhet të paguanin Nantes 6 milionë euro për të ndjerin Emiliano Sala.

Klubi i Championship pretendon se aktgjykimi është arritur “pa marrë parasysh dokumentacionin e plotë të paraqitur nga Cardiff City FC te FIFA”.

Sala, nënshkrimi rekord i Cardiff dhe piloti David Ibbotson vdiq kur avioni i tyre Piper Malibu u rrëzua në janar, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi kishte pranuar një transferim nga Nantes i Ligue 1, por Cardiff pretendoi se marrëveshja për të paguar Nantes një tarifë prej 20 milionë eurove nuk ishte ligjërisht e detyrueshme, sepse kushtet e insistuara nga Nantes nuk ishin përmbushur.

Cardiff, që ra nga Premierliga sezonin e kaluar, nuk pranoi të bënte pagesën e parë të planifikuar mbi atë që presidenti Mehmet Dalman i identifikoi si “anomali” në marrëveshje, duke bërë që Nantes të bënte një ankesë te FIFA, e cila arriti kulmin me vendimin e së hënës. /Lajmi.net/