Select Page

Capello këshillon Interin në lidhje me Conten

Capello këshillon Interin në lidhje me Conten

12:23 | 28 Shtator 2019

Fabio Capello ka këshilluar Interin në lidhje me trajnerin Antonio Conte.

Inter e ka nisur mirë sezonin e parë me Conten, duke fituar pesë ndeshjet e para në Serie A.

Cabello, duke folur për Sky, ka deklaruar se Inter duhet t’i jap kohë Contes, siç ka bërë me Jose Mourinhon.

“Jose nuk fitoi brenda një viti, atij i mori kohë për të ndërtuar ekipin, për t’u dhënë lojtarëve mentalitetin dhe duke parë idetë e tij u shndërrua në realitet në fushë”, ka deklaruar Capello, përcjell lajmi.net.

“Conte gjithashtu ka nevojë për mbështetje dhe për kohë”./Lajmi.net/