Select Page

Busquets e mirëpret konkurrencën: Do të punojë shumë për ta fituar vendin

Busquets e mirëpret konkurrencën: Do të punojë shumë për ta fituar vendin

12:15 | 25 Shtator 2019

Sergio Busquet e pranon se duhet të luftojë për të qenë në mesfushën e Barcelonës, pasi u kthye në formacionin startues në ndeshjen e së martës ndaj Villarreal.

Golat e pjesës së parë nga Antoine Griezmann dhe Arthur i siguruan një fitore 2-1 skuadrës së Ernesto Valverde.

Barca janë ngritur në pozitën e katërt në La Liga me fitoren e tyre të fundit, vetëm një pikë larg liderëve aktual Granada, përcjell lajmi.net.

“Jam mirë”, i tha Busquets Diario Sport.

“Ka shumë konkurrencë në qendër të fushës dhe ka lojtarë që janë të dëmtuar”.

“Konkurrenca është e mirë sepse na detyron të përmirësojmë nivelin tonë. Unë do të punoj shumë për të fituar një vend në formacion”, potencoi mesfushori spanjoll. /Lajmi.net/