Select Page

Biglia është mësuesi i Bennacer tek Milan

Biglia është mësuesi i Bennacer tek Milan

22:30 | 19 Shtator 2019

Ismael Bennacer është lojtari që i është bashkuar Milanit gjatë merkatos së verës.

Bennacer është akoma në fazën e adoptimit tek Milan, dhe është Lucas Biglia lojtari që duket se e ndihmon më së shumti lojtarin në këtë proces.

Mesfushori është stërvitur vetëm pak javë me Milan, por së fundmi ka zbuluar se kush është mentori i tij tek Milan.

“Unë kam stërvitur me shokët e skuadrës dhe trajnerin, po punojmë dhe po rritemi” ka thënë fillimisht Bennacer, transmeton lajmi.net.

“Biglia është kthyer, ai është lojtar i madh dhe unë mësoj shumë nga ai. Ai ka shumë eksperiencë, është 33 vjeç dhe e di si duhet vepruar kur kemi topin dhe kur e humbim atë” ka thënë tutje lojtari.

Nuk dihet nëse Bennacer do t’i besohen minuta në derbin lokal të qytetit të Milanos, në fundjavë. /Lajmi.net/