Select Page

Bes Kallaku me zemrën ‘mal’ uron dy kombëtaret për fitoret

Bes Kallaku me zemrën ‘mal’ uron dy kombëtaret për fitoret

23:25 | 14 Tetor 2019

Shqipëria dhe Kosova sot shënuan fitoret e radhës.

Kosova mbetet e pamposhtur në ‘tempullin’, ‘Fadil Vokrri’, kombëtarja jonë shënoi fitoren e radhës me golat nga Amir Rahmani dhe sulmuesi në formë Vedat Muriqi, shkruan lajmi.net.

Edhe nga Moldova kishte lajme të mira pasi edhe Kuq e Zinjtë shënuan fitoren e radhës në kualifikime me rezultat të thellë 0-4, të dy fitoret bën krenar miliona shqiptarë anë e mbanë botës.

Bes Kallaku menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve reagoi me një postim të bërë në Instagram ku shkruan “Urime 2 Kombetareve Shqiptare sonte. Zemra mal. Na gezuat. Shpresat e Kombetares Shqiptare per tu kualifikuar jane akoma te pa qarta. Ama Kombetarja e Kosoves e meriton kualifikimin. Zoti ju rujt”. /Lajmi.net/