Select Page

Berlusconi gjen fajtorët për dështimin e Milanit

Berlusconi gjen fajtorët për dështimin e Milanit

12:11 | 23 Shtator 2019

Silvio Berlusconi kritikoi ashpër Milanin pas humbjes së tyre ndaj Interit.

Ai e ka drejtuar gishtin e fajit te tre persona Marco Giampaolo, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.

‘Kuqezinjtë’ humbën të shtunën Derby della Madonnina 2-0 me gola të Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku, përcjell lajmi.net.

“Unë u përpoqa ta shikoja në televizion, por pas një kohe futbolli i Milanit thjesht më zhgënjeu”, i tha ish-presidenti për Calciomercato.com.

Aktualisht, Berlusconi ka në pronësi skuadrës e Monzas e cila pritet të promvohet në Serie B sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/