Select Page

Behrami mund të rikthehet në Serie A

Behrami mund të rikthehet në Serie A

14:24 | 5 Tetor 2019

Valon Behrami aktualisht është pa skuadër.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka ndërprerë bashkëpunimin shumë më shpejt se sa është pritur me skuadrën zvicerane, Sion.

Gruaja e tij, Lara Gut-Behrami, ka dhënë sinjale se Behrami mund të bëhet shumë shpejt me skuadër të re.

“Kam në shtëpi një njeri të lumtur. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Nuk do të shkojmë në Ticino, do të kthehemi në Itali. Ka shumë gjasa që në Udine”, tha Lara Gut për ‘Blick’, përcjell lajmi.net.

Behrami pikërisht nga Udinese ishte transferuar te Sion verën e këtij viti./Lajmi.net/