Select Page

Befason Maldini, krahason Giampaolon me Sacchin

Befason Maldini, krahason Giampaolon me Sacchin

10:29 | 27 Shtator 2019

Paolo Maldini ka dhënë disa komente befasuese lidhur me trajnerin e Milan, Marco Giampaolo.

Giampaolo nuk ka arritur akoma që të instalojë lojën e tij tek Milan, duke bërë që skuadra të regjistrojë disa rezultate të dobëta në këtë fillim sezoni.

Humbja në derbin lokal të qytetit u përcoll me një tjetër humbje të pësuar mbrëmë, kundër Torinos, për të nxitur dyshime mbi trajnerin Giampaolo.

Por, Maldini ka besim tek trajneri, madje ka shkuar aq larg, duke e krahasuar atë me trajnerin legjendar të Milan, Arrigo Sacchi.

“Ne jemi në dijeni për llojin e trajnerit që kemi zgjedhur. Kemi diskutuar para se të nënshkruajmë kontratën. Jemi klub ambicioz dhe vazhdojmë të besojmë se ai është i duhuri” ka thënë Maldini, transmeton lajmi.net.

“Më kujtohet që kemi kaluar në problemet e njëjta me Sacchin. Ai kishte ide precize, të cilat nuk ndodhën në muajt e parë, por pastaj rezultatet filluan të vijnë dhe të gjithë e kuptuan se ishte qasja e duhur” ka thënë tutje Maldini, duke komentuar situatën e Giampaolo.

Në pesë ndeshjet e para në Serie A, Milan ka arritur që të grumbullojë vetëm pesë pikë. /Lajmi.net/