Select Page

Befason Allegri, merr drejtimin e skuadrës nga Premierliga

Befason Allegri, merr drejtimin e skuadrës nga Premierliga

8:29 | 26 Shtator 2019

Massimiliano Allegri është një tjetër kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Tottenham, nëse Mauricio Pochettino largohet.

Ka shumë spekulime në mediet angleze se trajneri argjentinas mund të largohet nga Tottenham në fund të sezonit, pas një starti jo të mirë këtë vit.

Sipas ‘Daily Mail’, ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës angleze, përcjell lajmi.net.

Allegri është i papunë që pas largimit nga Juventus, dhe dëshira e tij ka qenë që një sezon të mbetet larg futbollit, për të pushuar dhe për të gjetur më shumë kohë për familjen.

52 vjeçari edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e spekulimeve të medieve për të kaluar në Premierligë, duke u përmendur skuadra e Chelsea./Lajmi.net/