Select Page

Bayern dëshiron Sane, City ia ofron këtë lojtar

Bayern dëshiron Sane, City ia ofron këtë lojtar

10:09 | 3 Tetor 2019

Bayern Munich u përpoq pa sukses të nënshkruajë me Leroy Sane nga Manchester City në merkaton verore, pasi ekipi anglez nuk dëshironte ta linte gjermaninë të largohej.

Sidoqoftë, raportohet se City ishte i gatshëm ta shiste Gabriel Jesusin.

Sipas Bild, City nuk ishin të gatshëm për të negociuar largimin e Sane por ata ishin të gatshëm të lejonin të riun brazilian të largohej për më pak se 100 milionë euro.

Përkundër kësaj, pritet që Bayern të kthehet në skenë për Sane në afatin e dimrit, edhe pse anësori ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju. /Lajmi.net/