Select Page

Bayern demolon Koln, shkëlqen Lewandowski dhe veprimi i tij

Bayern demolon Koln, shkëlqen Lewandowski dhe veprimi i tij

17:19 | 21 Shtator 2019

Bayern është rikthyer te fitorja pas barazimit 1-1 kundër RB Leipzig javën e kaluar.

‘Bavarezët’ kanë realizuar fitore bindëse 4-0 ndaj Koln për ta rimarrë vendin e parë përkohësisht.

Robert Lewandowski (3’ 48’) shkëlqeu në këtë sfidë duke shënuar dy herë, derisa kishte mundësinë të kompletonte het-trikun por ekzekutimin e penalltisë ia la shokut të skuadrës, Philippe Coutinho (62’), i cili realizoi golin e parë me fanellën e Bayern.

Veprimi i sulmuesit polak mori duartrokitje të shumta.

Rezultat përfundimtar u vulos nga Ivan Perisic (73’) që shënoi për 4-0.

Ekipi i Niko Kovac tashmë shkon në kotën e 11 pikëve pas pesë ndeshjeve. /Lajmi.net/