Select Page

Bartomeu ka gati vendimin për Valverde?

Bartomeu ka gati vendimin për Valverde?

12:14 | 22 Shtator 2019

Ernesto Valverde është tema kryesore në mediet spanjolle, pas startit katastrofal të Barcelonës në La Liga.

Barcelona është mposhtur mbrëmë me rezultatin 2:0 nga Granada, për të regjistruar një nga startet më të dobëta në 25 vitet e fundit.

Pas kësaj humbje, presioni mbi trajnerin është rritur jashtëzakonisht shumë dhe gjitha mediet shkruajnë për shkarkimin e tij të mundshëm.

Edhe raportimet e ‘ESPN’ bëjnë të ditur se situata është shumë e komplikuar. Një pjesë e dhomës së zhveshjes ka humbur besimin tek Valverde, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Presidenti Bartomeu duket se nuk do të marrë ndonjë vendim drastik të menjëhershëm.

Edhe një pjesë e madhe e tifozëve nuk e duan emrin e Ernesto Valverde në stolin e skuadrës katalane. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ditët në vazhdim. /Lajmi.net/