Select Page

Barcelona – Sevilla: Formacionet e mundshme

Barcelona – Sevilla: Formacionet e mundshme

9:30 | 6 Tetor 2019

Sonte luhet kryendeshja e javës në kampionatin spanjoll.

Barcelona do të jetë nikoqire e Sevillas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në La Liga, raporton lajmi.net.

Skuadra katalane synon të vazhdojë me fitoret, pas një starti jo edhe aq të mirë në fillimin e këtij edicioni.

Valverde do të ketë mjaft probleme në përzgjedhjen e formacionit, pasi shumë lojtarë janë të dëmtuar, kurse ka edhe prej atyre që janë të suspenduar.

Dilemat për formacionin startues do të jenë të mëdha. Më poshtë mund t’i shihni formacionet e mundshme të dy skuadrave të përcjella nga lajmi.net, sipas ‘AS’.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 21:00. /Lajmi.net/