Select Page

Barcelona planifikon shitjen e Rakitic dhe Umtiti

Barcelona planifikon shitjen e Rakitic dhe Umtiti

10:31 | 21 Shtator 2019

Skuadra e Barcelonës do të jetë mjaft aktive edhe në merkaton e janarit.

Gjatë merkatos së verës, Barcelona transferoi disa lojtarë në radhët e saj, por merkatoja e ardhshme duket se do t’iu shërbej për të liruar hapësira dhe për të fituar të holla nga shitjet.

Sipas ‘Mailonline’, Barca po planifikon shitjen e Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti, transmeton lajmi.net.

Kampionët e Spanjës po synojnë të bëhen skuadra e parë që prekin shifrën e 1 miliard euro të hyrave, por këtë duket se do ta arrijnë edhe me ndihmën e shitjes së lojtarëve.

Sipas planeve të skuadrës, Rakitic dhe Umtiti mund t’i sigurojnë skuadrës rreth 110 milionë funte. /Lajmi.net/