Select Page

Barcelona merr vendim për të ardhmen e Valverdes

Barcelona merr vendim për të ardhmen e Valverdes

13:48 | 29 Maj 2019

Barcelona ka vendosur të vazhdojë me Ernesto Valverden për sezonin e ardhshëm.

Bordi i ekipit katalanas ka ardhur në këtë vendim pas analizimit të pozitës së trajnerit në ditët e fundit.

Drejtorët e Barcelonës kanë besim tek Valverde për të përsëritur suksesin që ai ka arritur në mbretërimin e tij deri tani me klubin, duke fituar dy tituj të La Liga-së dhe një Kupë të Mbretit, transmeton lajmi.net.

Presidenti Josep Maria Bartomeu vazhdimisht ka përsëritur mbështetjen e tij për trajnerin aktual të ‘Blaugranëve’, pavarësisht nga debakli në ‘Anfield’ dhe humbja në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias.

“Kjo humbje nuk është për faj të trajnerit”, tha Bartomeu pas humbjes së të shtunës në Sevilla. “Unë dua të theksoj vlerën e dikujt që është, në një mënyrë diskrete, duke ndihmuar ekipin tonë. Unë jam duke folur për Ernesto Valverde, të cilit i besojmë plotësisht”.

Mbështetja e Valverdes nga lojtarët gjithashtu ka qenë e rëndësishme, me Lionel Messin, Gerard Piquen, Jordi Alban dhe Ivan Rakiticin që kanë shprehur gatishmërinë e tyre të vazhdojnë me spanjollin. /Lajmi.net/