Select Page

”Barcelona është ekip mesatar, Dortmund është favorit i qartë”

”Barcelona është ekip mesatar, Dortmund është favorit i qartë”

20:25 | 16 Shtator 2019

Ish-lojtari i Bundesligës, Olaf Thon, ka deklaruar se Barcelona aktualisht është ekip “mesatar” dhe se Borussia Dortmund janë favoritët e qart në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në ‘Signal Iduna Park’ të martën në mbrëmje.

Të dy ekipet kanë pësuar humbje shokuese në kampionatet përkatëse, me Barçën që gjenden në vendin e pestë pas vetëm dy fitoreve nga katër ndeshje, ndërsa Dortmund pësoi humbje 3-1 ndaj kandidatëve për largim nga liga Union Berlin para pushimit të fundit ndërkombëtar.

BVB u rikuperua mirë, megjithëse, duke e mposhtur Bayer Leverkusen 4-0 në ndeshjen e tyre më të fundit, ndërsa Barca fitoi 5-2 ndaj Valencisë në fundjavë, transmeton lajmi.net.

“Dortmundi ka një detyrë masive menjëherë në startin e sezonit të tyre në Ligën e Kampionëve, por unë do të thoja që ata janë ende favoritë të qartë kundër Barcelonës”, shkruajti 53-vjeçari në një kolonë për Kicker.

“Spanjollët fituan 5-2 kundër Valencisë në fundjavë – pa Lionel Messi – por unë mendoj se ata janë mesatarë për momentin. Barcelona ende po përpiqet të gjejë identitetin e vet”.

“Fillimi i sezonit të tyre në Ligën e Kampionëve në shtëpi është një mundësi e shkëlqyer për të filluar me një zhurmë – dhe për të marrë më shumë vrull për luftën për titull me Bayern Munich dhe RB Leipzig”, citohet të ketë shkruar ndër të tjera ai. /Lajmi.net/