Select Page

Barcelona e madhe po përçahet, tensione mes bordit dhe lojtarëve

Barcelona e madhe po përçahet, tensione mes bordit dhe lojtarëve

10:29 | 30 Shtator 2019

Skuadra e Barcelonës po përballet me telashe shumë të mëdha, pas një fundi të tmerrshëm të sezonit të kaluar, dhe një fillimi aspak të mirë të këtij sezoni.

Rezultatet e dobëta të Barcelonës të arritura në këtë fillim sezon, duket se kanë ngritur pakënaqësi edhe tek një pjesë e lojtarëve, madje tek lojtarët kryesorë.

‘Sport’ raporton se ka tensione mes skuadrës dhe bordit të klubit, transmeton lajmi.net. Thuhet se Pique ka përmendur një organizim të dobët në fazën parasezonale.

Messi gjithashtu ka kritikuar bordin drejtues më herët gjatë këtij muaji, duke thënë gjatë një interviste se dyshon mbi politikat e klubit rreth transferimeve.

Lojtari argjentinas këtu kishte për bazë dështimin e transferimit të Neymar. Mbetet të shihet nëse presioni i lojtarëve do të bëjë që diçka të ndryshohet tek skuadra. /Lajmi.net/