Select Page

Barcelona 2:1 Villarreal, notat e lojtarëve

Barcelona 2:1 Villarreal, notat e lojtarëve

23:15 | 24 Shtator 2019

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Villarrealit me rezultat 2-1 në një ndeshje mjaftë interesante.

Katalunasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 6-të.

Ishte Lionel Messi që u kthye si startues, që harkoi në zonë për Antoine Griezmann i cili me kokë shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për Barcelonën, me Arthur që shënoi për 2:0.

Por pa shkuar në pushim Villarreal arriti ta zbusë epërsinë e kataluansve duke shënuar për 2-1 me Santi Cazorlan.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.

/Lajmi.net/