Select Page

Barca mund të arrijë marrëveshje afatgjate me Willian

Barca mund të arrijë marrëveshje afatgjate me Willian

16:30 | 28 Shtator 2019

Barcelona mund të arrijë marrëveshjen afatgjate të shumëkërkuar me yllin e Chelsea, Willian.

Barca është afër nënshkrimit me anësorin e Chelsea, Willian, pasi kaluan shumë kohë duke ndjekur lojtarin.

Raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se gjiganti katalan është interesuar për lojtarin, që kur ai ishte tek Shakhtar Donetsk, transmeton lajmi.net.

Barca lidhej me një transferim të lojtarit edhe gjatë verës së kaluar, dhe mund të arrijnë marrëveshje me lojtarin kur kontrata e tij të skadojë gjatë verës së ardhshme.

Willian nuk ka qenë zgjedhja e parë e Frank Lampard gjatë këtij edicioni. /Lajmi.net/