Select Page

Barca e humb Messin për këtë ndeshje

Barca e humb Messin për këtë ndeshje

17:16 | 25 Shtator 2019

Lionel Messi do të humbas ndeshjen e fundjavës që Barcelona e zhvillon në udhëtim te Getafe.

Argjentinasi u detyrua të luante vetëm pjesën e parë të ndeshjes kundër Villarrealit, në fitoren 2:1 të Barcelonës.

32 vjeçari gjatë ditës së mërkurë iu është nënshkruar disa skanimeve mjekësore, për të zbuluar masën e plotë të dëmtimit.

Te Barcelona janë duke shpresuar që Messi të jetë i gatshëm pas ndeshjeve të kombëtareve, në sfidat e vështira kundër Interit në Ligën e Kampionëve dhe Sevillas në La Liga.

Kujtojmë se Messi këtë sezon në La Liga, ka zhvilluar vetëm dy paraqitje, dhe atë jo të plota, shkaku i lëndimeve./Lajmi.net/