Select Page

Aubameyang i lumtur tek Arsenal

Aubameyang i lumtur tek Arsenal

10:30 | 29 Shtator 2019

Pierre Emerick Aubameyang është shprehur i lumtur me situatën e tij tek Arsenal.

Ylli i Arsenal, Aubameyang, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një kalim të mundshëm tek skuadra e Manchester United, duke insistuar që të fitojë trofe në ‘Emirates’.

Sulmuesi nga Gaboni ka shkëlqyer me ‘Gunners’ që kur iu bashkua kësaj skuadre në janarin e vitit 2018, duke shënuar 48 herë në 72 paraqitje, përfshirë gjashtë gola në këtë sezon.

Përkundër zërave që e lidhin me Man United, lojtari ka bërë të ditur se dëshiron të sjell trofe në Londrën Veriore.

“Ndihem sikur ne mund të ndryshojmë diçka tek ky klub dhe ne do të provojmë. Tani është koha të fitojmë trofe” ka thënë Aubameyang, transmeton lajmi.net.

“Jam i sigurt që mund ta bëjmë këtë dhe jam i lumtur që jam këtu” ka shtuar tutje lojtari.

“Ndihem shumë mirë. Për vitet e ardhshme duam të luajmë në nivele të larta dhe të fitojmë trofe. Për këtë po flasim” ishin fjalët e ish anëtarit të Dortmund.

Aubameyang ka qenë pjesë kryesore e planeve të Unai Emery edhe gjatë këtij fillim sezoni. /Lajmi.net/