Select Page

Arijanet Muric e nis me këmbë të mbarë tek Nottingham Forest

Arijanet Muric e nis me këmbë të mbarë tek Nottingham Forest

22:19 | 13 Korrik 2019

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka debutuar me skuadrën e tij të re, Nottingham Forest.

Muric ka kaluar gjatë kësaj vere nga skuadra e Manchester City tek ajo e Nottingham Forest, në një marrëveshje huazimi.

Gardiani kosovar ka debutuar sot me skuadrën e tij të re, duke nisur për mrekulli aventurën e tij, shkruan lajmi.net.

Aro luajti për 60 minuta në debutimin e tij tek Nottingham, duke mbajtur portën e paprekur.

Skuadra e kosovarit arriti që në fund të shënonte fitore bindëse kundër Atromitos, duke triumfuar me rezultatin 0:3.

Golat për Forest u shënuan nga Ameobi, Dawson dhe Lolley. /Lajmi.net/