Select Page

Ansu Fati befason kombëtaren e Spanjës

Ansu Fati befason kombëtaren e Spanjës

14:29 | 26 Shtator 2019

Ansu Fati është lojtari me vëmendjen më të madhe javëve të fundit.

16 vjeçari ka regjistruar paraqitje të jashtëzakonshme gjatë fillimit të sezonit me Barcelonën, duke lënë përshtypje tejet të mira.

Fati ka mbuluar për mrekulli mungesat në fazën ofensive të Barcelonës, duke bërë që edhe kombëtarja e Spanjës t’i kërkojë shërbimet e tij (U17).

Lojtari i Barcelonës ka pranuar që të pajiset me pasaportën e Spanjës që të jetë i gatshëm për Kupën e Botës U17, por tashmë situata duket se ka ndryshuar.

Sipas raportimeve të ‘Cadena Ser’, Fati po konsideron që të mungojë në Kupën e Botës nëse ai qëndron në skuadrën e parë të Barcës, transmeton lajmi.net.

Në pesë ndeshje në La Liga këtë edicion, Fati ka shënuar dy gola dhe një asistim. /Lajmi.net/