Select Page

Allegri afër Tottenham

Allegri afër Tottenham

18:18 | 26 Shtator 2019

Massimiliano Allegri është afër që të gjej punë të re, pas ndarjes së rrugëve me Juventus.

Ish trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, është shumë afër që të gjej punë në kampionatin elitar anglez të futbollit, Premierligë.

Allegri shihet afër me skuadrën e Tottenham Hotspur, me Pochettinon që lidhet me një kalim të mundshëm tek Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Allegri është pa punë që kur ndau rrugët me Juventus, megjithatë ka bërë të ditur se është i hapur për një punë të re.

Emri i tij më parë ishte lidhur edhe me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich, por nuk kishte ndonjë gjë zyrtare. Mbetet të shihet nëse italiani do të arrijë marrëveshje me Spurs. /Lajmi.net/