Select Page

Aksident fatal në Kosovë, 2 shqiptarë humbin jetën, 4 lëndohen

Aksident fatal në Kosovë, 2 shqiptarë humbin jetën, 4 lëndohen

Dy të vdekur dhe katër të lënduar rëndë nga një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” afër fshatit Peqan.

Rastin e ka konfirmuar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, sipas të cilit viktimat si dhe të lënduarit janë shtetas të Shqipërisë.

Ata ishin duke udhëtuar me një minibus që lëvizte nga Prishtina për në Durrës dhe i cili, sipas Muharremajt, e ka devijuar rrugën dhe ka goditur një kamion.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit.