Select Page

Abidal në ndeshjen Lecce – Napoli, cilin lojtar dëshiron ta sjellë te Barcelona?

Abidal në ndeshjen Lecce – Napoli, cilin lojtar dëshiron ta sjellë te Barcelona?

23:30 | 22 Shtator 2019

Eric Abidal ishte në stadiumin ‘Via del Mare’ për udhëtimin e Napolit në Lecce, të cilin e fituan 4-1.

Fernando Llorente ishte ylli i takimit me dy gola, por njëri prej golashënuesve të tjerë ishte Fabian Ruiz dhe ai mund të jetë lojtari që drejtori i Barcelonës po vëzhgonte.

Është gjithashtu e mundur që ai të ishte aty për të parë Kalidou Koulibaly, një qendërmbrojtës i cili ka qenë i lidhur me Barcelonën në të kaluarën, përcjell lajmi.net.

Carlo Ancelotti u pyet për mundësinë nëse Fabian ka qenë duke u skautuar.

“Unë e përshëndeta Abidal kur e pashë, por Fabian është mirë këtu”, tha trajneri italian. /Lajmi.net/