Select Page

A është De Ligt në dietë strikte nga Sarri? Përgjigjet mbrojtësi

A është De Ligt në dietë strikte nga Sarri? Përgjigjet mbrojtësi

22:28 | 7 Tetor 2019

Matthijs De Ligt ka treguar nëse vërtetë është obliguar që t’i nënshtrohet dietës, nga trajneri Sarri.

Qendër mbrojtësi holandez duket pak mbi peshë, dhe performancat e tij nuk kanë qenë prej më të mirave në këtë fillim sezoni në Serie A.

Por, zërat se ai i është nënshtruar një diete të obliguar nga Sarri, e kanë bërë lojtarin të qeshi.

“Artikujt rreth asaj se unë jam në një dietë, janë një histori e çmendur” ka thënë De Ligt, transmeton lajmi.net.

“Secili lojtar duhet të përshtatet tek skuadra e re. Juve ka dy mbrojtës të shkëlqyer, Chiellini dhe Bonucci. Ata kanë në planë që të më inkuadrojnë ngadalë” ka shtuar holandezi.

Matthijs ka hedhur poshtë mundësinë që Sarri t’i ketë imponuar atij një dietë. /Lajmi.net/