Select Page

20 kuriozitete shkencore të dobishme!

20 kuriozitete shkencore të dobishme!
1.Rusia është shteti më i madh për nga siperfaqja me 17.075,000 km².

2.Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencetarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku me budalla në botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutesi i përbin duke menduar se bie ushqimi i tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bënë peshkun të humbur.

3.Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartesi dhe siperfaqe 2.240 km².

4.Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

5.Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.

6.Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre janë 38 cm, e disa mezi arrijnë një milimeter.

7.Maja më e lartë në botë është Mont Everest me 8882 m, gjendet në Nepal.

8.Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.

9.Qelizen i pari e zbuloi shkencetari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekesi, sepse qeliza është njesia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.Piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.

10.Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin1506 ngritet përmendorja e varrit të përbashkët të familjes së Skenderbeut me një shqiponjë dy krenare shqiptare.

11.Piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.

12.Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejtë: prej zemrës deri te gishterinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në mushkeri vetëm për 6 s.

13.Në Turqi gjendet një skulpturë, vepër e natyrës, që paraqitet një grua duke qarë. Lotet e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta të ujit që ndodhen nën shkëmb.

Ujëvara më e madhe në Botë është “Engjel” e lumit Karao (Venezuele). Lartesia nga e cila bie uji është 1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm një nga shumë ujëvarat e larta në këto anë të Venezueles. Emrin e ka marrë sipas pilotit amerikan Xhimi Engjel i cili në vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur në ditarin e tij.

Ujëvara e dytë është në Republiken Jugafrikane me lartesi 414 m.

Ujëvara e tretë është “Kukenani” në Venezuelë me 610 m, lartesi.

14.Mali më I lartë në Kosovë është Gjeravica me 2.656 m, lartësi.

15.Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk bëri asnjë mungese në shkollë.

16.Helmi i Meduzes mund ta mbys njeriun nëse është në sasi të medha, ndërsa shkencetarët prej tij po perpiqen të nxjerrin ilacin për shërimin e sëmundjes së zemrës.

17.Tomas Jang, fizikan nga shekulli XVIII-te fliste dymbedhjetë gjuhë kur i kishte vetem tetë vjet moshë.

18.Gjatë ndërtimit të kanalit të Panamasë kanë humbur jetën më tepër se 25 mijë njerez.

19.Masa e virusit ndaj masës së njeriut mesatar është proporcionale me masën e njeriut ndaj mases së Tokes.

20.Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dallojë ngjyrat, sepse syri i saj është përafersisht i njejtë me syrin e njeriut.