Select Page

​Ja në cilën javë zhvillohet derbi i madh, Peja – Prishtina

​Ja në cilën javë zhvillohet derbi i madh, Peja – Prishtina

17:45 | 17 Shtator 2019

KB Peja edhe zyrtarisht tashmë është rikthyer në Superligën e Kosovës në basketboll.

Tashmë kjo skuadër është përforcuar me 14 lojtar shumica prej tyre mjaft cilësor.

Me rikthimin e Pejës, rikthehet super-derbi i basketbollit kosovar, Prishtina – Peja.

Ky takim çdo herë ka sjellë spektakël në tribunat e qyteteve përkatëse.

E takimi i parë pas dy vitesh mes këtyre dy skuadrave pritet të zhvillohet në javën e parë të muajit tetor.

Peja do të jetë nikoqir i Prishtinës në xhiron e tretë në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Kujtojmë se edicioni i ri në basketboll do të ketë risi pasi që pjesë e Superligës do të jenë nëntë skuadra  dhe fillon me 28 shtator. /Lajmi.net/